Lajme
Dritan Abazoviq me priftërinjtë dhe shefin e policisë duke u koordinuar rreth manifestimit në Cetinje
Demokracia
12:16 | 05 Shtator 2021

Share:

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është parë në një takim me priftërinjtë dhe shefin e policisë së Malit të Zi duke koordinuar  punët rreth manifestimit Cetinje.

Në një situatë të tensionuar, në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, shkroi në rrjetin social Instagram se ka bërë shugurimin e Joanikijes duke u lutur për paqen e të gjithëve, paqen e të gjithë botës, dhe mbi të gjitha për paqen e këtij qyteti.

Janë raportuar edhe përleshje me policinë malazeze. Forca të shumta të sigurisë janë vendosur në qytet.

Përveç ndasive brenda përkrahësve të Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj të Malit të Zi, ceremonia ka nxitur përplasje edhe mes udhëheqësve shtetëror.

Të ngjashme