Lajme
Vdes në QKUK një foshnje pas infektimit me COVID-19
Demokracia
11:56 | 05 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ka vdekur një foshnje me COVID-19, në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Rasti është konfirmuar për Demokracia.com u.d. drejtoresha e Neonatologjisë Dr. Hajrije Ismaili, e cila njoftoi se pasditen e djeshme ka ndrruar jetë foshnja.

“Dje në orët e pasditës ka ndërruar jetë foshnja nga COIVD-19”, ka deklaruar Ismaili.

Kujtojmë se profesionistët shëndetësorë në Kosovë kanë bërë thirrje për vaksinim të grave shtatzëna dhe lehona. Sipas gjinekologëve dhe infektologëve, vaksinat kundër COVID-19 nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënave dhe frytit të tyre, ndërsa nuk pengojnë as procesin e gjidhënies.

Fatkeqësisht brenda një jave në Kosovë kanë vdekur katër gra shtatzëna. Dje janë raportuar 21 viktima, ndërsa numri total nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka arritur në 2 mijë e605 të vdekur nga COVID-19.

Të ngjashme