Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen ndaj Greqisë, takim ky në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Pas fitores 0-1 në udhëtim te Gjeorgjia, Kosova sonte do të përballet me Greqinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin e parë të Radio Televizionin të Kosovës (RTK 1) dhe gjithashtu në Super Sport Kosova 1. /Demokracia.com