Lajme
2 mijë e 358 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID
Demokracia
10:20 | 05 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 2 mijë e 358 gjoba për mosrespektim të ligjit anti COVID.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 137 tiketa trafiku, përcjell Demokracia.com.

Janë shkaktuar 52 aksidente trafiku, një prej tyre është me fatalitet, 30 me dëme materiale e 21 me të lënduar si dhe janë arrestuar 19 persona.

Kujtojmë se masat e reja kundër COVID-19 kanë hyrë në fuqi më 30 gusht./Demokracia.com/

Të ngjashme