Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në pikën kufitare në Bërnjak, pasi që të njëjtit tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar për COVID-19.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë intervistimit të dyshuarave të njëjtit kanë pranuar se testet i kishin të falsifikuara dhe me urdhër të prokurorit janë iniciuar lëndët e rastit, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
FALSIFIKIM DOKUMENTI
· SGP. Brnjak 04.09.2021 – 10:20. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit të dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· SGP. Brnjak (NN) 04.09.2021 – 10:20. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit te dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· SGP. Brnjak 04.09.2021 – 17:35. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit të dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Demokracia.com./