Lajme
Përmbyset varka nga dallgët, 45-vjeçari dyshohet të jetë mbytur në liqenin e Prespës
Demokracia
09:49 | 05 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës.

Policia e Shtetit njofton se 45 vjeçari, kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar dhe si pasojë e dallgëve të forta të liqenit i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur, shkruan tch.

“Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Demokracia.com/

Të ngjashme