Sport
 Kosova përballë Greqisë sfidë që duhet medoemos fituar, ja si e parashikojnë bastoret
Demokracia
09:37 | 05 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do të ketë një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe tejet të rëndësishme.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Greqinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Dardanët në duel me grekët hyjnë pas fitores historike kundër Gjeorgjisë dhe kërkojnë vazhdimësi.

Bastoret vazhdojnë ta cilësojnë favorite Greqinë, por e njeta gjë kishte ndodhur edhe me Gjeorgjinë ku gjeorgjianët ishin favoritë por pësuan humbje.

Fitorja e Kosovës ka kuaotën 3.30, ndërsa ajo e Greqisë 2.30. Barazimi vlerësohte me 3.10.

Trajneri Challandes ka në dispozicion gjithë skuadrën përveç portierit Visar Bekajt që rezultoi pozitiv me COVID-19, derisa në dyshim mbetet Elbasan Rashani për shkak të një lëndimi të lehtë.

Ndeshja mes Kosovës-Greqisë, nis në orën 20:45. /Demokracia.com

 

Të ngjashme