Dafina Zeqiri pritet të sjellë së shpejti albumin më të ri me titull “Dafinë Moj”, i cili ende pa dalë ka arritur të entuziazmojë jashtë mase adhuruesit.
Këngëtarja ka zbuluar çdo detaj nga albumi që i dedikohet nënës së saj, pjesë e të cilit janë mjaft emra të njohur të muzikës.
Një adhuruese e ka befasuar Dafin, pasi ka realizuar tatuazh në trup titullin e albumit të ri të Dafina Zeqirit, “Dafinë Moj”. Në pjesën e shtyllës kurrizore ajo ka bërë tatuazh titullin e albumit dhe sipër tij një kurorë.
Këngëtarja e entuziazmuar nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.
“A ka faj këtu Da-fi-na?”,ka shkruar Zeqiri e befasuar krahas imazhit dhe padyshim komentet kanë qenë të shumta.
https://www.instagram.com/p/CTXzzYZoqYX/?utm_source=ig_web_copy_link