Ylli i Arsenalit Granit Xhaka, ka qenë njëri nga futbollistët më të përfolur në javët e fundit.
Ai gjatë grumbullimit me Kombëtaren Zvicerane bëri testing për COVID-19 dhe rezultoi pozitiv, derisa më vonë zyrtaret e kombëtares helvetike thanë se I vetmi futbollist që nuk ka pranuar të vaksinohet ishte Granit Xhaka, transmeton Demokracia.com.
Për këtë, Xhaka u lajmërua se është infektuar me Covid-19 dhe nuk do të luajë në ndeshjet për kualifikime në Botëror ku Zvicra luan kundër Italisë dhe më vonë kundër Irlandës Veriore.
Pas kësaj, Granit Xhaka para tri dite kishte postuar një fotografi ku kishte thënë se “është i lumtur për sfidat që e presin me Zvicrën”, por sot atij i ka ardhur një këshillë nga trajneri Jose Mourinho.
“Merre vaksinën Granit dhe je i sigurt”, ka qenë këshilla e Mourinhos për Granitin.
Kujtojmë që Graniti ishte shumë afër kalimit në Romë gjatë verës, skuadër kjo që e drejton strategu i njohur portugez. /Demokracia.com