Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar 14 viktima dhe dy mijë e 88 raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 12 mijë e 987 testime, ku dy mijë e 88 persona kanë rezultuar pozitivë, përderisa 14 persona kanë humbur betejën me koronavirus, transmeton Demokracia.com.
Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore serbe nëpër të gjitha spitalet janë tre mijë e 810 pacientë të shtrirë, ku 234 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Siç bëjnë të ditura mediat serbe, më së shumti raste janë regjistruar në Beograd e Vranjë.
Janë 675 persona nga Beogradi që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërkaq në Vranjë janë regjistruar 94 raste të reja, pasuar nga Nishi, Kragujevci e komuna të tjera.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Serbi janë infektuar me koronavirus 413 mijë e 943 persona dhe nga ta 4 mijë e 168 kanë humbur betejën me COVID-19. /Demokracia.com/