Lajme
Dy foshnja të sapolindura rezultojnë pozitive me COVID-19
Demokracia
15:38 | 03 Shtator 2021

Share:

Dy foshnja që erdhën në jetë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Pejës kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

“Dy foshnja që kanë lindur gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, bashkë me nënat janë liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Sahiti.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar një mijë e 448 raste të reja dhe 26 viktima nga COVID-19.

Të ngjashme