Lajme
Njeriu i lindur me katër veshka në një sfidë bamirësie prej 1.000 kilometrash
Demokracia
14:40 | 03 Shtator 2021

Share:

Veten e quan “Tom i veshkave”, është ky Tom Goodwin 33 vjeçari nga Britania e Madhe i cili ka një veçori jo fortë të zakontë. Ai ka lindur me katër veshkë.

Dhe tani po ecën nga Land’s End për në John O’Groats(vend në Britani), për të mbledhur para për ‘Hulumtimin e Veshkave’, në Britaninë e Madhe, përcjell Demokracia.com

Tom shpreson të mbledhë 10.000 £(funta anglez) për këtë hulumtim.

Ai tha: “Unë doja të bëja diçka për t’iu kthyer studimeve të mjekësisë renale.” Më pak se një në 10.000 njerëz lindin me veshka dypalëshe bilaterale ku formohen katër veshka në vend të dy. 33-vjeçari, nga Plymouth në Devon, tha se gjendja e tij u identifikua vetëm kur u trajtua në Bristol si foshnje. “Njëra nga veshkat e mia nuk ishte formuar plotësisht kështu që u hoq,” tha ai. Sfida e tij dy mujore prej 1000 kilometrave, pritet të përfundojë në John O’Groats në mes të tetorit.

Të ngjashme