Lajme
1 mijë e 209 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19
Demokracia
12:58 | 03 Shtator 2021

Share:

Sipas të dhënave të fundit nga ShSKUK 1209 pacient në spitalet e përgjithshme të Kosovës po marrin trajtim mjekësor me oksigjenoterapi si shkak i infektimit me COVID-19.

Sipas ShSKUK-së, nga 1209 pacient të cilët janë në spitalet e përgjithshme të cilët po trajtohet me oksigjeno-terapi, 1102 janë të konfirmuar me COVID-19.

Po ashtu, në njoftim thuhet se 1019 pacient janë me oksigjeno-terapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikat me COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 411 pacientë, 405 të konfirmuar me COVID-19, 357 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 798 pacientë, 697 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 662 me oksigjeno-terapi, thuhet në komunikatën e SHSKUK-së.

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2986231605026959

Të ngjashme