Lajme
Zgjatet afati i masave për ata që ia mësyjnë Suedisë, vlejnë edhe për Kosovën
Demokracia
11:35 | 03 Shtator 2021

Share:

Suedia ka vendosur zgjatjen e afatit kohor të masave anti-COVID për shtetasit e huaj që ia mësyjnë këtij vendi.

Siç ka njoftuar Ambasada suedeze në Prishtinë, restriksionet vlejnë edhe për kosovarët.

Masat do të jenë në fuqi nga 6 shtatori deri më 31 tetor. Në kufirin e Suedisë duhet pasur patjetër një certifikatë vaksinimi, certifikatë testimi apo një certifikatë që dëshmon se jeni shëruar nga COVID-19.

“Kjo nënkupton ndalimin e hyrjes për udhëtimin në Suedi nga shtetet e BE/EEA nëse nuk mund të paraqitet një certifikatë vaksinimi, një certifikatë testimi, një certifikatë që konfirmon shërimin nga COVID-19 ose një certifikatë përkatëse. Qeveria ka vendosur të zgjasë këtë rregullore deri më 31 tetor 2021. Hyrja nga Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi hyrjeje”, thuhet në njoftimin e tyre.

https://www.facebook.com/EmbassyofSwedeninPristina/posts/4463369393754864

Të ngjashme