Lajme
Nga Maqedonia e Veriut tentuan të hynin në Kosovë pa teste për COVID, ndalohen tre persona
Demokracia
11:17 | 03 Shtator 2021

Share:

Edhe pas vendimit të masave të reja anti-COVID, tre kosovar kishin tentuar të kalonin kufirin pa teste për COVID nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e vona të së mërkurës janë hasur tre kosovarët në Han të Elezit që tentonin të futeshin ilegalisht në Kosovë, përcjell Demokracia.com

‘’PKK Hani i Elezit, 01.09.2021 – 22:30. Janë ndaluar tre meshkuj kosovarë të cilët janë hasur duke kaluar kufirin ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, këtë e kishin bërë pasi nuk kishin pasur teste për Covid sipas vendimit’’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më pas është njoftuar prokurorit i cili ka urdhëruar që pas intervistimit të lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga ta shtetas i Maqedonisë është depërtuar./Demokracia.com

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2025