ShowBiz
Reperi i famshëm është ‘shtatëzënë’?!
Demokracia
10:09 | 03 Shtator 2021

Share:

Lil Nas X zgjodhi të promovojë albumin e tij të ri në mënyrën më të pazakontë. Duke pozuar si një grua shtatzënë me barkun e rrumbullakosur, reperi zbuloi se është në “pritje” të albumit “Montero” që do të publikohet me 17 Shtator.

“Surprizë! Nuk mund ta besoj që më në fund po njoftoj këtë gjë. Pakoja ime e vogël e lumturisë “Montero” do të dalë në 17 shtator 2021”, shkruan reperi amerikan. Muzikanti tha se për këtë ide ishte frymëzuar nga një pjesë e tekstit të Megan Thee Stallion në këngën “Dolla Sign Slime”.

“Në ato momente mendova ‘Oh Zot është e mrekullueshme’, kështu menjëherë telefonova stilisten time. Ajo më tha ‘wow, të gjitha do të vijnë bashkë. Albumi yt. Fëmija yt. Dhe unë thashë ‘Po, ky është fëmija im.

Si një shaka, ajo më tha ‘Po, ti duhet të bësh një set fotografik shtatzënë’. Dhe unë i thashë ‘E di çfarë? Kjo është brilante. Tani kemi gjithë këtë gjë që do të publikohet dhe do të jetë e mrekullueshme”, tregoi reperi.

Të ngjashme