Përbërësit që ju duhen:
• 100 g sheqer
• 100 g gjalpë i butë
• 2 vezë
• 300 g miell
• 1 pako fryrës
• Vanilje
• Fruta pylli: manaferra, mjedër dhe boronica
Mënyra e përgatitjes:
Rrihni gjalpin me sheqerin, shtoni vezët dhe pasi të bëhet një masë shtoni miellin e situr bashkë me fryrësin edhe vaniljen. Shtoni frutat dhe me lugë i ndani pjesë-pjesë në tavë me letër furre.
Pjekja 180 gradë për 15-20 minuta./cl