Sport
Dardanët marrin rrugë për Kosovë pas fitores së madhe ndaj Gjeorgjisë
Demokracia
22:52 | 02 Shtator 2021

Share:

Futbollistët e Kosovës së bashku me pjesën tjetër përcjellëse në krye me presidentin e FFK-së Agim Ademi, kanë marrë rrugë për Prishtinë pas triumfit të madh që shënuan sonte ndaj Gjeorgjisë.

Dardanët triumfuan në “Batumi Arena” me rezultat 0:1 më një gol të shënuar nga Vedat Muriqi, shkruan Demokracia.com.

Kosova me këtë fitore ka marrë tri pikët e parë në kualifikime për Botëror dhe tash shumë më e qetë e pret ndeshjen e radhës që e zhvillon në “Fadil Vokrri” me Greqinë.

Ekspedita e Kosovës pritet që nga ora 24:00 të aterrojë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. /Demokracia.com

Të ngjashme