Shqipëria ka pësuar humbje të thellë nga Polonia me rezultat 4:1, në sfidën e zhvilluar në Varshavë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Shqipëria në fushë, sidomos në pjesën e parë, u duket shumë stabile madje edhe e rrezikonte maksimalisht Poloninë, por finishi i fraksionit të parë dhe pjesa e dytë ishin fatale për bardhekaltrit duke pësuar 4 gola dhe realizuan vetëm një përmes Cikalleshit.
Pas kësaj humbjeje Shqipëria mbetet katrata në tabelë me 6 pikë, dhe tash rrezikon shumë pozitën e dytë e cila dërgon në Botëror, derisa vendi i parë duket se është i rezervuar për Anglinë e cila fitoi bindshëm në udhëtim ndaj Hungarisë me rezultat 4:0. /Demokracia.com