Lajme
Mbi 30 mijë vaksina Pfizer, arrijnë në Shqipëri
Demokracia
21:56 | 02 Shtator 2021

Share:

Në mbrëmjen e sotme në Rinas kanë mbërritur mbi 30 mijë doza të vaksinës “Pfizer”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastiriliu përmes një postimi në ‘Facebook’.

“31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura në Shqipëri” shkruan ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu e cila u konfirmua sot në detyrë edhe për mandatin e tretë gjithashtu vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni në qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqendruar, janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit” mbyllet postimi.

Të ngjashme