Sport
Këto janë fjalët e Valon Berishës për Kosovën dhe Mërgim Berishën
Demokracia
20:51 | 02 Shtator 2021

Share:

Kosova ka arritur fitoren e parë historike në këto ndeshje kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Pas ndeshjes, Valon Berisha foli për SuperSport Kosovën, ku edhe u shpreh i lumtur pas fitores së sotme.

“E përfaqësoj shtetin tim, vendin, prindërit, e jap maksimumin shumë dhe ka shumë futbollistë që duan të luajnë për Kosovën”.

I pyetur nëse Mërgim Berisha do të luajë për Kosovën, ai ka thënë se ka dëshirë çdo lojtarë shqiptar të vijë të luajë.

“Nuk di për atë kurgjo, unë kam dëshir çdo lojtar shqiptar me ardhë me lujt për Kosovën. Kam dëshirë të gjithë ata që kane prindër shqiptar, të vijnë të luajnë. Për mua ka qenë vendimi më i mirë në karrierë, me përfaqësua vendin tim, edhe në të ardhmen ka me pas futbollistë të mirë dhe do kemi përfaqësues të mirë”.

Të ngjashme