Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 5 mijë e 742 teste për COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 760 persona.
Sot janë regjistruar 23 viktima të tjera nga koronavirusi në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 644 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 157 mijë e 294. Rastet aktive me virus janë 14 mijë e 878, ndërsa numri total i vdekjeve 5 mijë e 987.