Një gol i shënuar në minutën e 18-të nga i shënuar nga Vedat Muriqi ka qenë historik për Kosovën pasi i ka dhënë fitorem e parë në eliminatort për Boteror.
Kosova ka shkëlqyer në këtë sfidë ndaj Gjeorgjisë, duke triumfuar me rezultat 1:0, e cila shërben për ta rikthyer besimin në skuadër, besim ky i cili kishte humbur në ndeshjet e fundit.
Challandes kishte kërkuar ndryshim mentaliteti, dhe duket se ka nisur ndryshimi por mbetet të shihet se si do të reagojmë dardanët në sfidën e radhës që e zhvillojnë ndaj Greqisë të diel në Prishtinë.
Të kujtojmë se në këtë ndeshje Kosovës iu anulua një gol i shënura nga Rashani për pozitë jashtë loje.
Për Kosovën këto janë pikët e para në Grupin B, ku luajnë edhe Suedia, Spanja e Greqia.
Komplimente për Kosovën dhe për futbollistët që dhanë gjthka në një fushë që nuk e njeh shtetin e Kosovës. /Demokracia.com