Sport
Çka po ndodh kështu, tri orë pa filluar ndeshja kuota e fitores së Kosovës po rritet ajo e Gjeorgjisë po bie
Demokracia
15:08 | 02 Shtator 2021

Share:

Kosova sot nga ora 18:00 në stadiumin “Batumi Arena” do të zhvillojë ndeshjet e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Dardanët do të ndeshen me Gjeorgjinë dhe kjo sfidë është tejet e rëndësishme pasi dihet se Kosova në dy ndeshjet e para në Grupin B nuk ka asnjë fitore duke pësuar humbje nga Suedia e Spanja dhe pikët sot kanë shumë peshë.

Megjithatë, tri orë para se të nis ndeshje kuota e Kosovës në baste për fitore po rritet.

Nga 3.10 sa  e kishte më herët tash ajo është ngritur në 4.00, derisa ajo e Gjeorgjisë ka rënë në 2.10.

Se cila është arsyeja që Gjeorgjia tashmë po favorizohet dukshëm mbetet të shihet gjatë ndeshjes. /Demokracia.com

Të ngjashme