Sport
Dardanët sonte  rikthehen në aksion, përballen me Gjeorgjinë në Batumi
Demokracia
11:00 | 02 Shtator 2021

Share:

Ekipi kombëtar i Kosovës në futboll rikthehet sot në fushë në kuadër të kualifikimeve për kampionat botëror, shkruan Demokracia.com.

‘Dardanët’ sot janë mysafirë të Gjeorgjisë në ndeshjen që nis nga 18:00, në Batumi Stadium.

Kosova ende nuk ka fituar pikë në këto kualifikime pasi në dy ndeshjet e para ka regjistruar dy humbje, kundër Spanjës me rezultat 3-1 dhe ndaj Suedisë me rezultat 0-3 në Fadil Vokrri.

Skuadra e Bernard Challandës duket mjaft e motivuar para ndeshjes, mirëpo zvicerani do të ketë mungesa të theksuara për këtë ndeshje, duke mos mundur të llogarisë në futbollistë si: Milot Rashica, Bersant Celina, Edon Zhegrova, Bernard Berisha, Leart Paqarada dhe Hekuran Kryeziu, duke mos përmendur Arbër Zenelin i cili do të jetë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë. /Demokracia.com

Të ngjashme