KB Peja ka arritur në gjysmëfinale të Superkupës.
Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës. Pejanët mposhtën në çerekfinale skuadrën e Prishtinës me rezultat 83-76.
Gjatë tërë lojës rezultati ishte pothuajse i barabartë megjithatë në fund më të vëmendshëm u treguan ‘verdhezinjtë’ për të fituar me meritë në fund.
Më meritorët në këtë sukses të Pejës ishin Arian Qallaku me 18 pikë, tre kërcime, një asistime dhe Dardan Berisha që shtoi 17 pikë.
Te Prishtina më i miri ishte Wendell Mitchell me 18 pikë, tre kërcime, katër asistime. Peja në gjysmëfinale takohet me Prizrenin në ndeshjen që luhet të premten.