Sport
Granit Xhaka infektohet me COVID-19
Demokracia
21:06 | 01 Shtator 2021

Share:

Telashet dhe problemet nuk kanë të ndalur për Murat Yakin dhe ekipin zviceran.

Pas mungesës së Xherdan Shaqirit, Zvicra e sheh kapitenin e saj Granit Xhakën, pozitiv me Covid-19.

Granit Xhaka ndjeu simptomat e para të mërkurën në mëngjes. Ai u izolua në dhomën e tij për një test të shpejtë i cili doli negativ, por në mbrëmje, një test PCR dha një rezultat pozitiv. Ai do t’i nënshtrohet një testi të ri PCR të enjten.

Në anën tjetër, autoritetet shëndetësore nuk miratuan asnjë masë kundër shokëve të skuadrës së Granit Xhakës që mbetën të izoluar gjatë gjithë ditës.

Zvicra do të luaj me Italinë me 5 shtator dhe Irlandën Veriore më datën 8 shtator.

Të ngjashme