Lajme
AAK-ja reagon për akuzat në lidhje me shpronësimet: Propagandë e Qeverisë
Demokracia
15:35 | 01 Shtator 2021

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka quajtur zhurmë e propagandë publike, denoncimet që sot e dje bënë ministrat e Qeverisë Kurti në lidhje me shpronësimet në kohën kur qeveria udhëhiqej nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Zëdhënësi i kësaj partie, Lulzim Blaka përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur të pavërteta deklaratat e ministrave të Kurtit.

Ndryshe, dje, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se vlera e shpronësimeve për rrugën Kijevë – Zahaq është rritur për 12 milionë euro, ndërsa sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se “ky është vetëm fillimi i denoncimit të keqpërdorimeve me shpronësime”.

Postimi i plotë i Blakajt:

Çka është puna e këtyre ministrave të Albinit?

A janë prokurorë apo çka është puna e tyre?

Sikur ata të jenë ministra hakikat, nuk bëjnë zhurmë e propagandë në publik, por i dërgojnë pretendimet e dyshimet, nëse i kanë, në Prokurori.

Pse kanë nevojë këta mashtrues të merren me çështje të cilat janë prerogativë ekskluzive e organit të akuzës?

Apo veç kujtojnë se me shpifje e me gënjeshtra publike kanë arritur qëllimin?

Jo, kjo nuk do të kalojë dhe do të përgjigjen një për një për krejt rrenat publike!

Nuk mund ta tërhiqni vëmendjen e opinionit për dështimet e juaja me asnjë rrenë, sado e madhe qoftë ajo! /Demokracia.com/

Të ngjashme