Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka replikuar me komentuesit, pas një postimi në faqen e tij, në Facebook.
Pacolli postoi një fotografi me përshkrimin “Do të isha i lumtur nëse do të isha i sigurt se ajo që kam bërë deri tani, (kur mbushi 70 vjeç) ka qenë e dobishme për komunitetin dhe ka shërbyer si frymëzim për brezat e rinj”. E në postimin e tij pati shumë reagime nga qytetarët.
Madje njëri prej tyre e pyeti se ‘pse nuk po e hapë një fabrikë në Kosovë për të punësuar njerëz”.
Kreu i AKR-së, i tha se punëson pesë mijë njerëz në Kosovë dhe më shumë se tetë mijë të tjerë jashtë Kosovës. /Demokracia.com/