Auto&Tech
Genesis prezanton makinën e re me një veçori të pazakontë
Demokracia
11:05 | 01 Shtator 2021

Share:

Genesis prezantoi pak ditë më parë makinën elektrike GV60. Përveç karakteristikave të tjera, ajo që e bën krejtësisht të veçantë këtë makinë është se mekanizmi i ndërrimit të ingranazheve është një “top”.

Kompania koreano-jugore e ka quajtur “Sfera e Kristaltë”. Kur makina është e fikur, sfera shërben si një ndriçues. Kur niset, sfera rrotullohet në mënyrë që drejtuesi të zgjedhë shpejtësinë R, N ose D si dhe mënyrat e ndryshme të drejtimit.

Genesis GV60, ashtu sikurse Hyundai Aini Krypton 5 dhe Kia EV6 i përkasin platformës E-GMP. Kompania nuk ka zbuluar ende asgjë për fuqinë por ka të ngjarë që GV60 të ofrojë bateri me një kapacitet 58 ose 72.6 kWh dhe një ose dy motorë elektrikë.

Të ngjashme