Sport
Ky është super-stadiumi ku Kosova nesër luan me Gjeorgjinë
Demokracia
10:48 | 01 Shtator 2021

Share:

Dardanët tashmë kanë udhëtuar drejt tokës gjeorgjiane për sfidën e tretë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Gjeorgjia e Kosova ndeshen nesër nga ora 18:00 në stadiumin modern “Batumi Arena”.

Stadiumi “Batumi Arena”, cilësohet si njëri nga impiantet më moderne në Gjeorgji, ndërsa nesër ai për herë të parë do t’i hap dyert për një ndeshje zyrtare.

Kosova sot nga ora 19:00 (orës lokale në Gjeorgji), zhvillon stërvitjen e fundit ku do të ambientohet paksa me fushën e stadiumit të ri.

Më poshtë gjeni disa foto nga ky stadium tejet i bukur që ka një kapacitet prej 20 mijë ulëseve. /Demokracia.com

Të ngjashme