Ankuesja femër njoftoi policin se një person e kishte mashtruar gjatë blerjes së banesës në Mitrovicën e Veriut.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e kanë gjetur personin e dyshuar dhe se i njëjti ka pranuar se i ka marrë parat për shërbimet e kryera për banesën, përcjell Demokracia.com
‘’Rr. Osllobogjenja, Mitrovica Veri, 19.08.2021 – Ankuesja femër kosovare ka njoftuar në polici, se të dyshuarit mashkull kosovar ia kishte dhënë një shumë të hollash me vlerë për blerje të banesës. Ankuesja pas një kohe nga i dyshuari kishte kërkuar kthimin e të hollave, për arsye se e kishte vërejtur se ai e kishte mashtruar. Njësia e hetimeve e ka gjetur personin e dyshuar dhe i njëjti ka pranuar se i ka marrë një pjesë të hollave për shërbimet e kryera për banesë’’, thuhet në raportin 24 orësh.
PK njofton se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedur të rregullt./Demokracia.com/