Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Beograd, megjithatë ai nuk ka specifikuar ndonjë datë për këtë vizitë.
Duke folur nga Sllovenia, para nisjes së Forumit Strategjik të Bledit, Vuçiq theksoi se shteti nuk mund të përparojë shpejt, nëse e ka Gjermaninë si kundërshtare, por vetëm në anën e saj, raporton N1.
Vuçiq ka treguar se me Merkel do të flasin për pikëpamjet gjermane mbi rajonin e Ballkanit.
Duke folur për nismën “Ballkani i Hapur” i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Vuçiq tha se kishte biseduar me ministrin e Jashtëm danez Jepe Kofod, i cili mbështeti idenë e qarkullimit të lirë të njerëzve, shërbimeve dhe mallrave.
Sipas tij fuqitë e mëdha po përpiqen ta vënë Serbinë nën kontroll që kur fitoi pavarësinë e saj, për ta “përmbajtur atë dhe për të forcuar të gjithë të tjerët”./Demokracia.com/