Shkencëtarët thonë se koronavirusët në lidhje me Sars-CoV-2 mund të qarkullojnë prej lakuriqëve nëpër shumë pjesë të ndryshme të Azisë.
Një virus që është i ngjajshëm me virusin Sars-CoV-2, i cili shkakton Covid-19, është zbuluar në lakuriqët e natës në një vend të shenjtë të botës së egër në Tajlandën lindore, transmeton Demokracia.com
Studiuesit parashikojnë që koronavirusët si ky mund të jenë të pranishëm në lakuriq edhe në shumë kombe dhe rajone tjera aziatike.
Zbulimi i tyre shtrin zonën në të cilën janë gjetur viruse të ngjajshme me Covid në një distancë prej 4800 km (2,983 milje).
Zonat përfshijnë Japoninë, Kinën dhe Tajlandën, thanë studiuesit në një raport të botuar në Nature Communications./Demokracia.com