Policia e Kosovës është duke zbatuar planin operativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tanimë edhe në autobusë janë duke u bërë kontrolle për zbatimin dhe respektimin e masave anti-COVID, përcjell Demokracia.com
Në njoftim thuhet se veprimtaria operacionale e policisë po zhvillohet në të gjitha fushat për parandalimin e pandemisë.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të planit të operimit për parandalimin e pandemisë COVID-19, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjakovë, së bashku me gjitha stacionet e DRP-së, po implementojnë planin duke u kujdesur për zbatimin dhe respektimin e masave ndaj Covid – 19!
Gjatë zbatimit të masave, njësitë policore të angazhuara në orar shtesë në punë, duke monitoruar zbatimin e masave nga ana e qytetarëve, e sidomos në vendosjen e maskës mbrojtëse si dhe respektimin e orarit të kufizimit të lëvizjes – qarkullimit të qytetarëve pas orës 22:00-05:00.
Veprimtaria operacionale e policisë është duke u zhvilluar në të gjitha fushat, si në planin e sigurisë rrugore dhe si prioritet në planin operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19.