Ka ndërruar jetë dhe një i ri nga COVID-19 në Kosovë.
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerat Deliu ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e të riut në postimin në ‘Facebook’, përcjell Demokracia.com
Deliu shprehu ngushëllime për familjarët e të riut nga Drenica.
Postimi i plotë i Deliut:
Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën.
Shpirti i tij u prehtë në parajsë!