Sport
Jetmir Topalli bëhet me skuadër të re
Demokracia
18:35 | 31 Gusht 2021

Share:

Jetmir Topalli është ndarë me klubin e tij Yeni Malatyaspor, me marrëveshje të dyanshme në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sulmuesi kosovar do të transferohet në Ligën e Parë të Turqisë, te skuadra e Istanbulsporit.

Ai me ekipin e ri do të firmosur kontratë pesëvjeçare.

Sulmuesi 23-vjeçar iu bashkua Yeni Malatyasporit vitin e shkuar nga skuadra e Ballkanit.

Ai këtë edicion nuk e ka luajtur asnjë ndeshje, kurse sezonin e shkuar, pati katër gola në 14 ndeshje.

Të ngjashme