Tre të vdekur dhe 1 mijë e 54 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 7 mijë e 256 testime nga të cilat, 1 mijë e 54 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, përcjell Demokracia.com
Aktualisht janë 10 mijë e 88 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Gjithashtu nga kjo Ministri bëhet e ditur se janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133 mijë e 801 që nga fillimi i epidemisë.