Sport
Ja si duket renditja momentale në Grupin e Kosovës
Demokracia
16:34 | 31 Gusht 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës të enjten zhvillon ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Pas dy ndeshjeve të para, ku humbëm ndaj Suedisë dhe Spanjës, Dardanët janë në pozitën e fundit në tabelë me asnjë pikë, derisa kundërshtari i radhës, Gjeorgjia është e parafundit me 1 pikë dhe pikërisht në këtë ballafaqim të dyja skuadrat kërkojnë pikë të plota.

Të kujtojmë se Gjeorgjia ka arritur të marrë një pikë në udhëtim ndaj Greqisë me rezultat 1:1.

Se si do të duket tabela pas kësaj ndeshjeje mbetet të shihet, por momentalisht ajo ka një renditje pa befasi ku prinë Spanja me shtatë pikë ndërsa e dyta është Suedia me gjashtë pikë, dy kombëtare këto favorite për t’u kualifikuar në botëror.

Më poshtë mund ta gjeni tabelën e Grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror. /Demokracia.com

Të ngjashme