Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur lidhur me kandidaturën e tij të mundshme për kryetar të Prishtinës.
Vitia ka thënë se nuk ka bërë asnjëherë fushatë dhe se “kryeministri do të vendosë që ta zëvendësojë”, përcjell Demokracia.com.
“I gjithë koncentrimi im është Ministria e Shëndetësisë dhe luftimi i pandemisë. Po përballemi me një variant të rrezikshëm siç është ai Delta prandaj jam i fokusuar 100% në këtë temë dhe kjo është hera e parë që flas për garën zgjedhore derisa kryeministri do të vendosë të më zëvendësojë”, tha më tej kreu i MSH-së.
Vitia është kritikuar shumë këto ditë për menaxhimin e pandemisë, pas rritjes së madhe të rasteve.
Po ashtu, kohëve të fundit është rritur edhe numri i viktimave./Demokracia.com/