Lajme
Vitia: Moshat e reja po kanë simptoma të rënda nga Delta
Demokracia
16:02 | 31 Gusht 2021

Share:

53 mijë e 820 doza të vaksinave kundër COVID-19 kanë ardhur mbrëmë. ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se një pjesë e të rinjve të infektuar nga variant Delta, kanë edhe simptoma të rënda.

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie, në të cilën ka folur edhe për variantin Delta, raporton Demokracia.com.

“Në total do të vijnë 622 mijë doza të vaksinave nga kontrata me “Pfizer”, presim edhe 450 mijë doza të tjera nga COVAX, donacion nga SHBA”, tha Vitia

Vitia ka thënë se një pjesë e të rinjve të infektuar nga variant Delta, kanë edhe simptoma të rënda.

“Duket se në mesin e qytetarëve por jo vetëm është krijuar një ide se ky variant edhe pse po shpërndahet më shpejtë është më i lehtë se variantet paraprake. Me shumë keqardhje më duhet të ju them se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ky variant në studimet e fundit tregon se përveç shpërndarjes shumë më të shpejtë se variantet tjera paraprake, është edhe një nga viruset më agresive respiratore për momentin. Shpërndarja e tij është me e shpejt se sa gripi i zakonshëm, dhe ekuivalentë me linë e ujit që është sëmundja më ngjitëse që njehë sot shkenca. Një pjesë e madhe e moshave të reja po kanë simptome edhe të rënda. Kjo natyrisht ka përkeqësuar situatën edhe në spitalet tona ku për një kohë shumë të shkurtër janë mbushur me pacientë me COVID. Gjatë takimit me komitetin e SHSKUK, kjo ishte brenga kryesore e profesionistëve tanë. Fal angazhimit të personelit shëndetësorë në spitale janë rritur kapacitetet dhe përkundër vështirësive të shumta me të cilët po përballen ata, situata është në kontroll”, ka thënë ai.

Vitia tha më tej se 98 për qind të të infektuar nga mostrat e marra  kanë dal të infektuar me variantin Delta./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/403623771176069

 

 

Të ngjashme