Lajme
Mbi 17 mijë vaksina u administruan brenda 24 orëve në vend
Demokracia
15:18 | 31 Gusht 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 17 mijë e 684 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Nga kjo ministri kanë thënë se nga fillimi e deri më tani janë administruar 825 mijë e 745 doza të vaksinave.

548 mijë e 855 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 276 mijë e 890 me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës. Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që së fundmi në vend është rritur numri i rasteve të infektuara me virus.

Vetëm brenda 24 orëve janë infektuar 1 mijë e 383 qytetarë dhe kanë ndërruar jetë 26 persona nga ky virus.

Të ngjashme