Lajme
Mot me diell dhe me reshje shiu, ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Demokracia
15:07 | 31 Gusht 2021

Share:

Mot me diell dhe vranësira do të mbaj dy ditëve në vazhdim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë dy ditëve të ardhshme do të sjellin riga të dobëta shiu, përcjell Demokracia.com

‘’Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius’’, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sipas këtij instituti, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja  e lehtë deri mesatare./Demokracia.com/

Të ngjashme