Lajme
Enver Hoxhaj takohet me ish-presidentin kroat, mikun e Kosovës Stipe Mesiq
Demokracia
14:47 | 31 Gusht 2021

Share:

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, njëherësh deputet i PDK-së Enver Hoxhaj, ka njoftuar se është takuar me ish-presidentin kroat Stipe Mesic.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se zhvilluar një takim miqësor dhe mbresëlënës me presidentin historik dhe mikun e Kosovës, Stipe Mesiq.

“Një takim miqësor e mbresëlënës me presidentin historik dhe mikun e Kosovës, Stipe Mesiq! Gjithmonë falënderues për mbeshtetjen! ????”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook derisa ka shpërndarë edhe një fotografi bashkë me Mesic.

Të ngjashme