Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi sot është vaksinuar ndaj COVID-19.
Në një nga sallat e vaksinimit në Prizren, Redzepi është imunizuar duke ndarë apelin e saj për vaksinim të përgjithshëm në vend.
“Brenga më e madhe në shoqërinë tonë aktualisht janë personat e pa vaksinuar. Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë, më efikase dhe e vetmja në luftën kundër Covidit. Nëse doni prindërit e juaj, të afërmit, vetveten, dhe shëndetin publik, duhet të vaksinoheni” ka thënë Redzepi në apelin e saj.