Lajme
Zbatimi i masave anti-COVID, policët civil në aksion
Demokracia
14:17 | 31 Gusht 2021

Share:

Policia e Kosovës është duke zbatuar planin për parandalimin e pandemisë COVID-19, dhe ka angazhuar edhe zyrtarët policor me rroba civile.

Në njoftimin e policisë thuhet se të njëjtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, përcjell Demokracia.com.

“Të njëjtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajnë deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të  frekuentuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren zyrtarët policorë në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.

Të njejtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajn deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të  frekuentuara./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4430317897028712

Të ngjashme