Sport
Kuka: T’i besojmë shkencës, unë dhe kampionet olimpike u vaksinuan me AstraZeneca
Demokracia
13:19 | 31 Gusht 2021

Share:

Kosova ditëve të fundit po përballet me një situatë të vështirë sa i përket pandemisë COVID-19.

Numri i vdekjeve por edhe të infektuarve po kalon shifra alarmante dhe kjo ka bërë që personat me ndikim në publik t’u bëjnë thirrje popullatës të mos hezitojnë por të vaksinohet pasi shihet si shpëtimi i vetëm ndaj kësaj lufte të vështirë.

Trajneri i Kosovës në xhudo Driton Kuka, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin edhe vaksinën AstraZenecas.

Ai ka treguar se ekipi olimpik i xhudos u vaksinua me AstraZeneca dhe se duhet besuar shkencës.

“Para Lojërave Olimpike diku në korrik! Ekipi ynë është vaksinuar me AstraZeneca. Shkencës duhet besuar e jo ndryshe!”,  ka shkruar Kuka në Facebook. /Demokracia.com

 

Të ngjashme