Kosova të enjten zhvillon ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Dardanët do të jenë mysafirë të Gjeorgjisë sfidë kjo që luhet nga ora 18:00.
Kosova edhe në këtë takim do të hyjë me mungesa të rëndësishme si Arbër Zeneli e Edon Zhegrova të lënduar derisa mungon edhe Milot Rashica që nuk lejohet të udhëtojë në Gjeorgji pasi Anglia e ka në zonën e Kuqe dhe kur të kthehet në Agli duhet të karantinohet për 15 ditë.
Përveç kësaj Kosova në ndeshjen me Greqinë që e zhvillon pas tri ditë në “Fadil Vokrri” mund të ketë mungesa shtesë.
Kështu nëse ndëshkohen me karton të verdhë Florent Hadergjonaj, Vedat Muriqi ose Besar Halimi, do të mungojnë në sfidën e radhës pasi e plotësojnë numrin e kartonëve. /Demokracia.com