Sport
Ndeshja Gjeorgji – Kosovë i besohet gjyqtarëve ukrainas
Demokracia
12:51 | 31 Gusht 2021

Share:

Kosova të enjten zhvillon ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Dardanët do të jenë mysafirë të Gjeorgjisë sfidë kjo që luhet nga ora 18:00.

UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët derisa drejtësia iu është besuar arbitrave nga Ukraina.

Mykola Balakin do të jetë gjyqtari kryesor në këtë sfidë shumë të rëndësishme për ekipin tonë i cili në dy takimet e para në këto kualifikime ka pasuar humbje nga Spanja dhe Suedia.

Gjyqtarët e deleguar nga UEFA:

Mykola Balakin UKR

Assistant referees

Semen Shlonchak UKR

Oleksandr Zhukov UKR

Fourth official

Vitaliy Romanov UKR. /Demokracia.com

Të ngjashme