Sonte pritet të arrijnë edhe 139 refugjatë afganë në Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media gjithashtu ka thënë se strehimi i afganëve është çështje javësh.
Sveçla tha se çdo organizimi është bërë për një kohë të shkurtët të qëndrimit të refugjatëve afganë të ardhur në Kosovës.
‘’Strehimi i tyre është i përkohshëm, kemi marrë zotimin që strehimi i tyre të zgjatëse më shkurt, çështje javësh dhe jo muajsh dhe këtë persona do të strehimi në një pjesë të kampit Bondsteel’’, tha Sveçla, raporton Demokracia.com
Sveçla gjithashtu tha se këta persona do të vaksinohen nga vaksinat ‘’Johnson & Johnson’’ që do të vijnë nga shtetet e NATO-së.
‘’Çështja e vaksinimit është kjo, ne kemi filluar vaksinimin me ”Johnson & Johnson” nga shtete e NATO-së që janë ofruar, që ata i kanë dhuruar për këta persona’’, tha Sveçla.
Kujtojmë se të dielën në mbrëmje në Kosovë arritën 111 refugjatë afganë, ndërsa mbrëmë arritën edhe 113 të tjerë./Demokracia.com/